rreth nesh
historiku kantinËs
zanafilla
vlerËsime
produktet
album
markat & patentat
të rejat e fundit
kontaktet

Kantina ka qënë pjesë e Kombinatit Ushqimor "ALI Kelmendi", ndodhet buzë rrugës nacionale Tiranë -  Durrës, Rruga e Kavajës, pa numër, dhe është inaguruar zyrtarisht në 10 korrik të vitit 1960.

Kantina është ndërtuar në vitin 1959 si Fabrikë Likernash, ka filluar prodhimin në muajin mars 1960 dhe ka zgjeruar dy herë kapacitetin e saj: në vitin 1962 dhe në vitin 1974.

Kantina ka qënë pronë shtetërore dhe pjesë e Kombinatit Ushqimor "ALI Kelmendi" deri në 7 dhjetor të vitit 1994.

Kantina u bë pronë private pas  shitblerjes ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Privatizimit të Republikës të Shqipërisë dhe  "Tre ortakët" sh.p.k., shoqëri tregëtare private shqiptare.

Në 7 dhjetor 1996 kantina blihet nga "M.LEKA" sh.p.k.

Nga 20 dhjetori 1999 kantina është pronë e "ADOL" sh.p.k., pas blerjes, me tender, nga Administratorët e Përbashkët të Shoqërisë "M.LEKA" sh.p.k. Në Administrim, caktuar me vendim të Këshilllit të Ministrave të Republikës të Shqipërisë nr. 209, datë 28.04.1999.

Kantina ka shërbyer si bazë prodhimi dhe furnizimi me esenca për likerna, për tërë Shqipërinë.

Esencat e pijeve alkolike që prodhohen  në këtë kantinë janë natyrore. Ato sigurohen nga përpunimi i bimëve e frutave të ndryshme të florës shqiptare e të huaj.

Kantina është e pajisur me elementin më cilësor dhe të pazvëndësueshëm për prodhimin e konjakut : kadet, vozat dhe fuçitë e lisit me kapacitete nga 5 deri në 50 hektolitra.

Kantina është mëma e konjakut " Gjergj Kastrioti Skenderbeu" dhe e vetmja kantinë e specializuar tradicionalisht për prodhimin e tij.


 
Terms and Conditions  /  Privacy Statement  / Linke te tjere  / Ndihma  / Harta
Deizajni: Vatra / Programimi: ShqiperiaCom / © 2005 ADOL Shpk
eXTReMe Tracker