|
|
|
Konjaku “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka gëzuar tradicionalisht besueshmërinë e tregut shqiptar dhe të huaj.
Ai i ka bërë vend vehtes në tregjet e Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Kosovës, Sërbisë e Malit të Zi, Bosnje Herzegovinës, Bullgarisë, Polonisë, Rumanisë, Hungarisë, Cekisë, Zvicrës, Federatës Ruse, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, SHBA-ve, Australisë, Britanisë së Madhe,etj.
Në vitin 1970 ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të Plovdivit në Bullgari dhe është nderuar me medalje bronxi.
Në vitin 1972 ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të verërave e konjakut në Bullgari, ku është nderuar po me medalje bronxi.
Në Konkursin e 9 –të Kombëtar të Verërave për vitin 1981, në Durrës, nderohet me medalje ari për “ Konjak “Skënderbeu” 1974” dhe “ Konjak “Skënderbeu” 1976”.
Konjaku „Skenderbeu“ është imazhi i Shqipërisë në botë . |
|
76
|