|
|
|
Konjaku "Skënderbeu" është një pije alkolike origjinale shqiptare me cilësi të mira organo-shqisore, prodhuar dhe degustuar për herë të parë më 01. 09. 1967.
Konjaku " Skënderbeu " përgatitet, prodhohet dhe vjetërohet vetëm në kade, voza, e fuçi të bëra me dru lisi, të cilat i japin aromë, buketë e ngjyrë të veçantë.
Në përbërje të tij ka raki konjaku të vjetëruar; ekstrakte bimësh mali e dru lisi; fruta të përpunuara rrushi, limoni e kumbulle të zezë tropojane; alkol etilik; shurup sheqeri; ujë të zbutur; karamel; etj.
Në kantinë ka sot konjak "Skënderbeu" 3,5 vjeçar; pesëvjeçar; gjashtëvjeçar dhe mbi trembëdhjetëvjeçar.
Konjaku Skėnderbeu " ėshtė njė pije me cilėsi tė lartė, me karakter unik, e ėmbėl dhe e pasur nė shije. |
|
|