“ADOL” sh.p.k. është person juridik privat, themeluar nga ortakë shqiptarë, regjistruar në Regjistrin Tregëtar me vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë Nr. 22431, datë 14. 12. 1999.
“ADOL” sh.p.k. është anëtar i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë; dhe është liçencuar, për të ushtruar aktivitet ekonomiko-financiar, nga Dega e Tatim Taksave Tiranë.
Ndër drejtimet e veprimtarisë së kësaj shoqërie është edhe prodhimi, përpunimi, ambalazhimi e tregëtimi i pijeve alkolike, verërave dhe uthullës, për të cilat është pajisur me lejet përkatëse nga institucionet kompetente të administratës shtetërore shqiptare.
530000008 është Prefiksi i Kompanisë EAN.UCC-13, liçencuar nga EAN Ndërkombëtar.
“ADOL” sh.p.k. është pronare e 60 etiketave të trashëguara nga Kombinati Ushqimor „ALI Kelmendi“ dhe prodhuese potenciale e po kaq produkteve.
“ADOL” sh.p.k. ka në pronësi 9 marka tregtare; ku veçohen 5 markat për konjakun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu".
Për markën tregëtare të konjakut “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu ” , “ADOL” sh.p.k. është çertifikuar nga Organizata Botërore për Pronësin ë Intelektuale (W.I.P.O).
“ADOL” sh.p.k. është pronare e dy patentave për prodhimin e konjakut “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
“ADOL” sh.p.k. është pronare e Kantinës së Pijeve Alkolike “Skënderbeu”, Tiranë, Shqipëri.
Në gjashtë vite të veprimtarisë së saj, „ADOL“ sh.p.k. ka konsoliduar treguesit ekonomiko – financiar dhe synon përmirësimin e tyre nëpërmjet zgjerimit të tregut brënda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
“ADOL” sh.p.k. është i vetmi subjekt i autorizuar ligjërisht nga organet kompetente shtetërore shqiptare për prodhimin dhe ambalazhimin e konjakut “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. |
|